Per cdo problem me radion, ju lutem rifreskoni ueb-faqen (F5). Qëndroni me ZËRI I QYTETARIT
Get the Flash Player to see this player.
|

Patriarku i Serbisë i kërkon ndihmë Rusisë për zgjidhjen e problemit të Kosovës

Patriku

Patriarku serb Irenej, shpreson tek mbështetja e Rusisë ‘në zgjidhjen e problemit të Kosovës’.

“Ne shpresojmë shumë në mbështetjen e Rusisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, – tha Patriarku sot në Moskë, ku mbërriti për të marrë pjesë në festimet e 1025-vjetorit të Pagëzimit të Rusisë. Sipas fjalëve të Patriarkut, Serbia është duke përjetuar aktualisht “momente të vështira të lidhura me krahinën e Kosovës dhe vuajtjet e popullit të vet”.

“Ne presim që Rusia, si një fuqi e madhe sllave, të japë ndihmën e mbështetjen e vet që çështja e Kosovës të zgjidhet në mënyrë të drejtë”, – përfundoi Patriarku serb.Rusia e mbështet Serbinë në kundërshtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur para më tepër se pesë viteve.

Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se 101 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe 23 prej 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Postuar nga më 24 Jul 2013. Kategoria - LAJME.
12323 wdwdwadw 232323 ewewew tv-opinion
Logo22 Logo22

Recently Commented